Tirana shpallet zyrtarisht kampione e Shqipërisë

Tirana shpallet zyrtarisht kampione e Shqipërisë pas përfundimit të javës së 34-të. Dy javë përpara fundit të kampionatit, bardheblutë janë kampionët më të rinj të vendit, ku kanë siguruar titullin e 25 kampionë. Edhe pse janë dy javë të fundit për tu luajtur, ekipi menjëherë është përqëndruar tek sfida finale e Kupës së Shqipërisë që do të luhet në datën 2 Gusht në “Air Albania”. Kampionët e Shqipërisë kërkojnë të bëjnë “bis” trofesh këtë sezon.
Një vit tepër I gjatë dhe shumë I luftuar I cili u mbyll me kurorëzimin Kampionë të Shqipërisë.
Projekti bardheblu, nisi nën drejtimin e trajnerit Ardian Mema për tu pasuar nga Julian Ahmataj e në fund për tu mbylluar nga tekniku Emanuel Egbo, I cili është I pari trajneri Nigerian që fiton një titull kampion në Europë.
Një sezon fantastic nga bardheblutë të cilët përfunduan një moment në vendin e tetë të klasifikimin por me shumë grintë, vullnet, luftë të fortë sportive dhe karakter, ashtu siç I shkon për shtat fanellës, arritën të sigurojnë titullin dy javë përpara fillimit të kampionatit, duke lënë pas Kukësin një rival shumë I fortë i cili rivalizoi deri në fund me kampionët në fuqi.
Kampionët deri në javë ne 34 të kampionatit, kanë fituar 21 takime, kanë barazuar 6 dhe kanë humbur 7 të tilla.
Janë plot 65 gola të shënuar, më tepër se kushdo, dhe 31 gola të pësuar, pra një diferencë + 34.