Tirana do te marre pjesen ne edicionin e 9-te te Kupes “Pavaresia” qe kete vit do te zhvillohet ne qytetin e Korces. Bardheblute do te prezantohen me nje seleksion futbollistesh nen drejtimin e zevendes trajnerit Marco Aurelio. Skuadra ka zhvilluar sot paradite nje seance stervitore dhe eshte nisur me pas drejt Korces.

Ne kete turne jane ftuar te marrin pjese edhe skuadrat e Lirise se Prizrenit nga Kosova, FC Otrant nga Mali i Zi dhe FC Struga nga Maqedonia.

Ky turne do te zhvillohet neser ne oren 11:00 ne stadiumin “SKenderbeu”. Skuadra e pare nuk ka qene e disponueshme per te marre pjese ne Kupen “Pavaresia” per shkak te impenjimeve per ndeshjen e te merkures perballe Vllaznise, takim i vlefshem per turin e dyte ne Kupen e Shqiperise.

SHPËRNDAJE