Tirana ka marre fitoren e rradhes ne kampionat duke fituar pa veshtiresi perballe Naftetarit. Bardheblute kane gjetur dy gola te shpejte ne pjesen e pare, fillimisht me kapitenin Karabeci ne minuten e 12 dhe me ane te Sentamus nje minute me pas.

Skuadra e drejtuar nga Ze Maria ka prodhur nje numer te madh rastesh per shenim por ne finalizim, sulmuesit nuk jane treguar te kujdesshem per te realizuar nje goleade ne “Selman Stermasi”.

Ne pjesen e dyte, Sentamu eshte shfaqur disa here para portes por golin e ka gjetur vetem ne minuten e fundit te kohes se rregullt per te derguar shifrat ne 3-0.

Me kete fitore Tirana pas tre javeve ngjitet ne kuoten e 9 pikeve duke marre keshtu vendin e pare ne grupin B.

SHPËRNDAJE