Tirana merr fitoren e parë, mposht 3-1 Luftëtarin
SKEDA
Tirana: Lika, Doka, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Maveje, Daja (Greca 90+3′), Hasani, Oduamadi (Berisha 60′), Kobinah, Blazhevski (Ngo 86′). Trajner: Ze Maria. Të gatshëm: Abibi, Kërçiku, Muçi, Karabeci.
Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Janiçiç, Xhekson, Ramadani, Aleksi (Hyseni 80′), Radoviç (Demo 75′), Ymeraj, Milosavljev (Dunga 66′), Shkurtaj. Trajner: Millosh Kostiç. Të gatshëm: Çekaj, Hoxha, Rapo, Shumeli.
Kartonë të verdhë: Hoxhallari 18′, 55′, Greca 90+4’/ Janiçiç 15′, 70′,Milosavljev 46′ Ramadani 54′, Ymeraj 66′
Karton i kuq: Hoxhallari 55’/ Janiçiç 70′
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Paulin Simoni, Redian Dobruna, Klajdi Kola.
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Albano Janku
Tirana ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e katërt të kampionatit. Bardheblute triumfuan 3-1 ndaj skuadrës së Luftëtarit.
Një ndeshje shumë emocionuese që prodhoi gati gjithçka. Sfida nisi me gol që në minuta e para, teksa në minutën e tretë, Daja ftoi Blazhevskin, i cili i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe i vetëm me Ruçin nuk e kishte të vështirë që të gjente golin e tij të parë. Miqtë nga Gjirokastra 10-minuta më vonë gjetën ekuilibrin. Maldin Ymeraj ndoqi një aksion dhe provoi me një goditje, topi u devijua nga Doka dhe përfundoi në fundin e rrjetës së Ilion Likës.
Pjesa e dytë solli të tjera emocione. Hoxhallari, vetëm 10 minuta pasi kishte nisur fraksioni i dytë mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë. Luftëtari u përpoq që ta shfrytëzonte këtë moment, por Blazhevski mund të kishte shënuar dhe golin e tretë, nëse do të tregohej më i saktë. Me kalimin e minutave, skuadrat barazohen në shifra përsa i përket numrit të futbollistëve në fushë, pasi Janiçiç mori kartonin e dytë të verdhë.
Kundërshtari tentoi për të sulmuar, por pa mundur që të barazonte, por bardheblutë në kundërsulme ishin mjaft të rrezikshëm. Në minutën e fundit të lojës, Greca pas një aksioni personal pason në të majtë për Ngoo, por sulmuesi i sapohedhur në fushë vendosi të pasonte përsëri për Grecën, i cili me portën e boshatisur shënoi golin e tretë.
Tirana shkon në kuotën e 4 pikëve dhe tani mendon për sfidën e rradhës përballë Skënderbeut.