Tirana – Maccabi Tel Aviv 0-3

Tirana eshte mundur dhe ne ndeshjen e kthimit nga skuadra izraelite e Maccabi Tel Aviv. Bardheblute jane ndeshkuar tre here ne pjesen e dyte te kushtuar dhe nga dalja me karton te kuq te sulmuesit Yunus Sentamu.

Ne pjesen e pare skuadra e Ze Marias ka provuar te gjej golin duke rrezikuar ne dy momente me ane te Merveil, qe beri nje super paraqitje perballe Maccabit.

Ne te dyten, golin e pare e ka realizuar Schoenceld ne minuten e 51’ ndersa golin e dyte te shenoi Itzhaki ne minuten e 80’. Pas golit te dyte skuadra ka humbur perqendrimin duke u ndeshkuar serish nga Rikan ne minuten e 85’.

Me kete rezultat bardheblute jane eleminuar nga Europa Lige qe ne turin e pare pas perballjes me skuadren e Maccabi Tel Aviv.