Tirana ka rigjetur fitoren ne shtepi perballe Luftetarit. Bardheblute kane arritur te shenojne nga nje gol per cdo pjese ne porten e gjirokastriteve dhe te rigjejne tre piket.

Edhe pse me shume mungesa, Tirana ka bere nje ndeshje te mire duke realizuar fillimisht me Afrim Takun ne minuten e 45’ dhe me pas ne minuten e 77’ me ane te Merveil. Luftetari ka zhvilluar nje ndeshje mjaft te mire duke krijuar veshtiresi per bardheblute qe edhe fale nje forme te mire te treguar nga portieri Ilion Lika kane ruajtur te paprekur porten deri ne fund te takimit.

Ndeshja e fundit per vitin 2016, Tiranen do ta dergoj ne transferten e Shkodres. Ky takim do te luhet diten e enjte ne oren 14:00. Pas javes se 17-te, bardheblute ngelen ne vendin e katert me 26 pike te grumbulluara.

SHPËRNDAJE