Tirana – Luftetari 2-0

Tirana ka arritur te kaloj jo pa veshtiresi Luftetarin ne ndeshjen e parafundit te kampionatit. Bardheblute kane shenuar nga nje gol per cdo pjese duke marre tre pike teper te rendesishme.

Fillimisht ka qene sulmuesi nigerian Ifeyani Ede ai qe ka realizuar golin e pare ne minuten e 44 pas nje asisti te dhene nga Gilman Lika. Dy minuta me pas Afrim Taku ka humbur nje mundesi mjaft te mire per te shenuar golin e qetesise.

Ne pjesen e dyte Tirana ka provuar serish te shkoj te goli por per minuta me rradhe portieri mik ka arritur te neutralizoj rreziqet. Cise dhe Taku kane provuar nga brenda zones ndersa Gilman Lika me nje goditje nga distanca por pa sukses. Ne minuten e 84’, ka qene Merveil ai qe i ka qetesuar te gjithe me golin e shenuar pas nje goditje mjaft te bukur brenda zones.

Me keto tre pike Tirana ngjitet ne kuoten e 38 pikeve dhe tani duhet te bej llogarite per te marre me cdo kusht tre piket ne Shkoder per te siguruar mbijetesen.

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App