Tirana ka zhvilluar miqesoren e trete dhe te fundit per fazen pergatitore te muajit janar. Bardheblute kane pritur Luftetarin ne stadiumin “Selman Stermasi” per te luajtur nje takim testues perpara startit te kampionatit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Mirel Josa ka fituar kete ndeshje fale nje autogoli te shenuar aksidentalisht nga mbrojtesi i Luftetarit Bojom ne minuten e 73’ te takimit.

Tirana ne kete ndeshje ka vujtur mungesat e Kercikut, Karabecit, Muces, Akuas, Turtullit dhe Gilman Likes. Vec kapitenit qe do te mungoj gjate, pjesa tjeter e lojtareve te demtuar pritet te jene gati per ndeshjen e pare zyrtare ne kampionat.

SHPËRNDAJE