Tirana ka fituar ndeshjen e rradhes ne shtepi perballe Lacit. Bardheblute e trajnerit Mirel Josa kane marre tre piket ne “Selman Stermasi” fale golit te shenuar nga Merveil Ndockyt. Skuadra ka zhvilluar nje loje te mire dhe ka krijuar shume mundesi shenimi qe ne pjesen e pare. Cise ne dy mundesi nuk ka patur fatin me vete nderkohe qe dhe Taku i ka shkuar shume prane golit me nje goditje nga jashte zones.

Ne pjesen e dyte bardheblute kane shtuar presionin ndaj kundershtareve duke i vene ata ne veshtiresi dhe gjetur golin. Moise ka bere gjithcka mire duke depertuar ne zonen e Lacit dhe sherbyer me pas nje asist per Merveil qe nuk e ka patur te veshtire per ta derguar topin ne rrjete.

Me kete trepikesh Tirana eshte ngjitur ne kuoten e 20 pikeve duke rikuperuar terren me rivalet ne krye te tabeles se klasifikimit. Ndeshja e rradhes do te luhet te shtunen ne Kukes, ne oren 14:00.

SHPËRNDAJE