Tirana ka barazuar serish ne shtepi duke mos u larguar nga zona e ftohte ne tabelen e klasifikimit. Bardheblute te dielen jane ndalur serish ne nje takim qe ka perfunduar pa gola perballe skuadres nga Kurbini. Takimi i luajtur ne “Selman Stermasi” ka prodhuar disa raste shenimi per Tiranen dhe nje gol te rregullt te anulluar ne menyre te padrejte nga gjyqtari.

Bardheblute kane kerkuar dhe ne pjesen e dyte te gjejne golin e fitores se munguar por ne rastet e krijuara, Taku, Ede dhe Lika nuk kane patur saktesine para portes per te shinjestruar si duhet.

Me kete barazim Tirana ka rimarre vendin e gjashte ne tabelen e klasifikimit, me 32 pike po aq sa dhe Teuta. Ndeshja e rradhes i dergon bardheblute te dielen ne transferte, perballe Kukesit.

SHPËRNDAJE