Tirana – Kukesi 2-2

Tirana ka luajtur ndeshjen e pare ne shtepi perballe Kukesit por nuk ka mundur te fitoj edhe pse ka zhvilluar nje ndeshje shume te mire. Pero Pejic ka shenuar I pari pas nje 11-metershi te fituar ne dyluftim shpejtesie me portierin Lika. Ne minuten e 7 bardheblute e kane pare veten shume shpejt ne disavantazhin e nje goli. Barazimi nuk ka vonuar dhe ne minuten e 27 Afrim Taku ka rikthyer barazpeshen ne rezultat. Bardheblute kane kerkuar me ngulm golin e fitores por deri ne fundin e pjeses se pare pavarsisht rasteve te mira nuk e kane gjetur ate. Ne pjesen e dyte pas nje goditje standarte Emini ka rikthyer Kukesin ne avantazh ne minuten 57’ nderkohe qe pak minuta me pas Merveille Ndockyt ka barazuar me nje super gol. Tirana ka provuar deri ne fund per ta fituar ndeshjen por nuk ja ka dale e pandihmuar nga fati dhe e ndeshkuar nga nje episode absurd. Gjyqtari Lorenc Jemini ne fillimin e pjeses se dyte vendosi te mos akordonte nje 11-metersh te paster duke mos lejuar ndeshjen te merrte rrjedhen e saj normale.