Tirana eshte rikthyer te fitorja pas 15 ndeshjes pa nje te tille. Bardheblute kane kaluar lehtesisht Korabin ne “Selman Stermasi” pas dy golave te shenuar ne fillimin e pjeses se dyte. Fillimisht ka qene nigeriani Ifeyani Ede ai qe ka shenuar ne minuten e 48’ pas nje gabimi ne zone te mbrojtesve te Korabit nderkohe qe ne minuten e 56’, Afrim Taku ka dyfishuar pas nje goditje te bukur nga distanca.

Bardheblute kane patur edhe disa mundesi te tjera shenimi me ane te Merveil, Likes dhe Halilit por portieri mik i ka ndalur keto mundesi per te mos lejuar nje goleade. Korabi e ka mbyllur takimin e me dy lojtare me pak pas kartonave te kuq te marre nga Mziu dhe Jubani.

Pas kesaj fitore Tirana ngjitet ne kuoten e 35 pikeve, ne vendin e tete. Ndeshja e rradhes do te luhet ne Korce, te henen ne oren 19:00, perballe Skenderbeut.

 

SHPËRNDAJE