Tirana eshte ndalur ne shtepi nga Korabi ne nje ndeshje qe nisi shume shpejt me gol per bardheblute.
Afrim Taku ka mundur te zhbllokoj rezultatin ne minuten e 7’ por goli i tij eshte barazuar nga Sebino Plaku ne minuten e 25.

Tirana ka provuar te gjej golin e dyte por nuk ka mundur te bej sa duhet per te arritur tek fitorja. Ne “Selman Stermasi” bardheblute kane hasur probleme si ne finalizim po ashtu edhe ne ndertimin e aksioneve duke i dhene mundesi Korabit te marre nje pike ne transferte.

Pas javes se 15-te, Tirana e sheh veten ne vendin e katert me 23 pike. Ndeshja e rradhes per bardheblute do te zhvillohet te merkuren ne Korce, perballe Skenderbeut, ne oren 17:00.

SHPËRNDAJE