Tirana – Iliria 1-0

Tirana ka nisur me fitore sezonin e ri ne Kategorine e Pare. Bardheblute kane kaluar Ilirine ne stadiumin “Selman Stermasi” duke marre tre piket e para ne kampionat. Skuadra e Ze Marias ka qene kerkuese prej fillimit te takimit por goli dukej nje mision i pamundur me kalimin e minutave. Loja nuk eshte ngjitur ne nivelin e kerkuar dhe pavaresisht deshires per te shenuar nje goleade, bardheblute kane gjetur avantazhin vetem ne minuten e 79′ kur Tony Maveje nga distanca ka mposhtur portierin mik.

Tre piket ishin objektivi ne kete ndeshje dhe ky objektiv u arrit. Ndeshja e rradhes ne kampionat e dergon Tiranen ne transferte perballe Pogradecit, takim qe do te luhet ne fundjave.

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App