Tirana ka mundur Skenderbeun me rezultatin 1-3 ne finalen e Kupes se Shqiperise. Takimi ka perfunduar pas kohes shtese, pasi me pare, ne Kohen e rregullt ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1.

Bardheblute kane shenuar te paret ne minuten e 20’ me ane te nigerianit Ifeyani Ede. Tirana ka administruar avantazhin deri ne minuten e 86’ kur nje krosim i Marko Radas perfundoi ne rrjete pa marre devijimin e askujt.

Ne shtese Tirana ka qene me kerkuese duke arritur te gjej fillimisht golin e Moises ne minuten e 103. Skenderbeu tentoi te barazonte shifrat por bardheblute kane gjetur edhe golin e trete me ane te Merveille ne minuten e 113 me ane te nje penalltie te fituar nga Asjon Daja.

Ne fund, ndeshja u mbyll me rezultatin 1-3 dhe Tirana fitoi Kupen e Shqiperise duke fituar dhe te drejten e pjesemarrjes ne Europa League.

SHPËRNDAJE