Tirana eshte mundur per here te pare ne kampionat ne perballjen e te shtunes me Bylisin. Bardheblute kane zhvilluar nje ndeshje jo te mire ne “Selman Stermasi” dhe jane ndeshkuar nga nje kundersulm i miqve qe kane shenuar ne minuten e 58 me ane te Zisit.

Tirana ka zbritur ne fushe me formacionin me te mire por skuadra ka zhvilluar nje pjese te pare jo agressive dhe pa mundesi shenimi. Ne pjesen e dyte bardheblute pasi jane ndeshkuar me gol kane provuar te reagojne dhe gjejne golin e barazimit por deri ne fund ka qene e pamundur.

Pas kesaj humbje bardheblute ngelen ne kuoten e 18 pikeve, 3 me shume se Bylisi i vendit te dyte. Kampionati nderpritet per shkak te ndeshjeve te ekipeve kombetare dhe rinis pas dy javesh me perballjen Tirana – Apolonia.

SHPËRNDAJE