Tirana – Besa 2-0
Tirana ka arritur te kualifikohet ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise pasi ka mundur edhe ne ndeshjen e kthimit skuadren e Beses. Pas fitores 1-2 ne transferte, bardheblute kane kaluar pa probleme takimin e luajtur ne kompleksin sportiv “Skender Halili”. Dy gola te anglezit Michael Ngoo i kane dhene Tiranes avantazhin e dyfishte pas vetem 13 minutash. Golin e pare Ngoo e ka realizuar ne minuten e 9 pas nje goditje brenda zones ndersa te dytin kater minuta me pas me nje prekje te zgjuar pas krosimit te Celhakes. Ne kete takim, trajneri Ze Maria i ka dhene hapesira ne formacion lojtareve qe nuk kane luajtur ne kampionat duke krijuar nje vleresim per ata qe mund te perdoren ne vazhdimesi. Bardheblute deri ne fundin e takimit kane prodhuar nje numer te madh rastesh por pa mundur te shenojne edhe golin e trete. Ndeshja eshte mbyllur me rezultatin e pergjithshem 4-1.