Tirana eshte ndalur ne barazim ne ndeshjen e pare per Kupen e Shqiperise. Bardheblute kane barazuar ne “Selman Stermasi” perballe Sopotit te Librazhdit. Trajneri Ilir Daja kishte lene pushim shume nga titullaret per ti dhene hapesire lojtareve qe nuk kane luajtur ne kampionat.

Ne pjesen e pare ka qene Gilman Lika i rikthyer pas dy muajsh jashte fushave per shkak demtimi, ai qe ka shenuar golin e avantazhit per bardheblute. Nje parabol fantastike i ka dhene Tiranes avantazhin e perkohshem. Ne pjesen e dyte bardheblute kane patur shume mundesi per te dyfishuar por ne finalizim nuk jane treguar te sakte. Ate qe se ka bere Tirana e ka realizuar Sopoti ne minuten e 87 te takimit duke barazuar me ane te Cotes qe ka shenuar nga pika e bardhe e penalltise.

Ndeshja e kthimit do te luhet serish ne “Selman Stermasi” javen e ardhshme. Ne turin pasardhes bardheblute ne rast kualifikimi do ti prese fituesja e ciftit Elbasani – Luftetari.

SHPËRNDAJE