Skuadra vijon pergatitjet intensive per ndeshjen e rradhes. Bardheblute kane zhvilluar sot dy seanca pergatitore ne kompleksin “Skender Halili” duke marre ngarkesen e nevojshme fizike per ne fundjave.
Gjendja ne skuader eshte mjaft e mire dhe futbollistet nuk po kalojne probleme fizike. Per momentin mbetet jashte Hardy Binguila qe vijon riaftesimin nga demtimi muskular. Kete jave pritet te bashkohet me skuadren dhe Tony Maveje qe ka mundur te pajiset me vize shqiptare dhe pritet te jete i gatshem per trajnerin Ze Maria ne takimin e te shtunes kunder Turbines.

SHPËRNDAJE