
Skuadra nis pergatitjet dy javore ne Zlatibor
Bardheblute kane nisur sot pergaitjet ne Zlatibor. Skuadra ka zhvilluar seancen e pare stervitore ne njeren nga fushat sportive prane hotelit per te nisur keshtu nje periudhe te ngjeshur pergatitore. Trajneri Ilir Daja se bashku me stafin e tij kane bere gati nje program intensiv, ku jane parashikuar dy seanca stervitore, kater takime miqesore si dhe seanca force per te rritur kondicionin fizik te lojtareve. Klima dhe temperaturat optimale ne Zlatibor favorizojne pergatitjet e skuadres per sezonin e ri. Gjithashtu koha e mjaftueshme ne dispozicion deri ne startin e kampionatit krijon mundesine qe vec pergatitjeve te gjehen dhe perforcime e duhura per te kompletuar ekipin. Kushtet ne hotelin ku skuadra eshte akomoduar jane mjaft te mira dhe dita e pare pergatitore ka nisur ne menyren me te mire te mundshme.