Skenderbeu – Tirana 2-0

Tirana eshte mundur ne transferte nga Skenderbeu me rezultatin 2-0. Bardheblute jane ndeshkuar shume shpejt nga nje gol i Hamdi Salihit ne minuten e 4’ dhe me pas kane provuar te barazojne. Dy here jane ndalur nga shtylla dhe traversa pa mundur te gjejne golin. Fillimisht Domgjoni ka goditur shtyllen e me pas Hoxhallari ka provuar nga nje goditje standarte per ta derguar topin ne traverse.

Bardheblute kane ushtruar presion ne gjysemfushen e Skenderbeut por pa mundur te barazojne. Ne minuten e 84’ Latifi ka shenuar golin e dyte per vendasit duke e mbyllur takimin me kete rezultat.

Pas kesaj humbje Tirana mbetet ne vendin e katert me 23 pike te grumbulluara ne 16 ndeshje. Takimin e rradhes bardheblute do ta luajne te dielen ne shtepi perballe Luftetarit. Kjo ndeshje do te zhvillohet ne oren 17:00 ne stadiumin “Selman Stermasi”.

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App