Shpetim Mocka firmos per 1 vit me Tiranen

Është prezantuar sot në ambjentet e klubit, portieri Shpetim Mocka për Tiranën Superiore. Futbollisti nga Vlora ka qënë i pranishëm në zyrat e klubit për të nënshkruar kontraten 1-vjeçare që e bën zyrtarisht bardheblu. Moçka vjen si një përforcim me vlera për skuadrën në prag të sezonit të ri. Në sezonin e fundit portieri 28-vjeçar ka qënë pjesë e Teutës ndërkohë që numëron dhe të tjera eksperienca në klubet e Superiores.

#forcatirona #welcomeMoçka

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App