
Shkëmbi: Gati për nisjen e fazës finale të kampionatit
Në virgjilje të ndeshjes ndaj KF Bylis, përpara mediave trajneri Bledi Shkëmbi u shpreh optimist për grupin e lojtarëve dhe rikthimin në Air Albania.
“Në fakt,e gjithë skuadra kishte nevojë rikuperimi për pjesën fizike. Kryesisht disa lojtarë specifik, që vinin nga dëmtime dhe mendoj se na bëri mirë ndalesa prej ndeshjeve të ekipit Kombëtar.
Luajmë me një kundërshtar që është rivali ynë direkt dhe duhet bërë maksimumi për 3 pikët.
Jemi në moment delikat ku nuk ka shumë javë dhe nuk mund të rikuperosh pikë, nëse gabon me rivalë direkt. Kemi punuar mirë gjithë këto ditë, shpresoj nesër të bëjmë paraqitje të mirë dhe jam i bindur që do e bëjmë.
Ndoshta gjëja më e mirë që na ndodhi është kthimi i luajtjes së ndeshjes në Tiranë, në “Air Albania” pasi është plus për të pasur besim, që do bëmë ndeshje shumë të mirë. Kemi luajtur shumë ndeshje brenda në thonjza, por asnjë në Tiranë. Kemi marrë rrugët për të shkuar në stadiumet ku kemi luajtur deri tani. Nuk e kemi pasur justifikim këtë pjesë, fusha e futbollit kudo është njësoj. Pavarësisht se nesër mendoj do kemi më shumë tifozë. Shpresoj të na mbështesin në këtë moment të vështirë dhe në fund të gjithë të bëjmë llogaritë”, deklaroi trajneri Bledi Shkëmbi përpara gazetarëve.