Shkëmbi: Besoj tek vazhdimësia, japim maksimumin për 3-pikët

Luajmë ndaj Vllaznisë që ndoshta është në momentin më të mirë në kampionat, një klasike mes dy ekipeve më të mëdha në vend . Shpresojmë dhe urojmë që të bëjmë një paraqitje të mirë për të qenë në nivelin e këtij dueli, shpresoj shumë që kundërshtari të mos ketë fatin që ka pasur, në 3 përballjet direkte që kemi bërë me ata, mendoj që kemi bërë lojëra të mira, por është një ndeshje e rëndësishme për vazhdimësinë dhe në fund duhen 3 pikët.

Asnjëherë nuk më ka pëlqyer për të bërë llogari përpara, duhet të shohim ndeshjen e radhës dhe të vjen besimi për të bërë më mirë.

Vijmë nga një fitore e rëndësishme që na kanë kthyer besimin për të bërë më mirë në ndeshjet e ardhshme, jemi në një situatë të vështirë, ishte ndeshje pozitive me Laçin. Kam folur me djemtë dhe nuk duhet të bëjmë gabimet e shkuara, asgjë ska përfunduar, shpresoj shumë dhe të kemi vazhdimësi për ndeshjet që kanë mbetur. Objektivi i qartë është të fitojmë ndeshjen, e rëndësishme është të largohemi nga vendi ku jemi. Duke parë pikët nuk është se ka naj gjë më shumë Vllaznia, ajo që duhet ta kemi si grup është se ne kemi më shumë nevojë për pikë, duhet të vrapojmë dhe luftojmë më shumë se kundërshtarët.

Pas ndeshjes bëhet analiza se çfarë ke dhënë në fushën e lojës, me rëndësi është që luajmë për ta fituar takimin. Skuadra do ketë mungesë të rëndësishme Rafael Rafa, i cili ka bërë ndeshje të mira dhe do ta ndjejmë mungesën, por lojtarët që vijnë për të zëvendësuar kam besim që do të bëjnë mirë.