Tirana eshte ndalur ne transferte perballe Shenkollit me rezultatin 1-1. Kushtet aspak te pershtatshme per futboll kane penalizuar skuadren bardheblu per te vijuar serine e rezultateve poztive.

Ne pjesen e pare kane qene vendasit ata qe kane realizuar nderkohe qe Tirana ka barazuar ne pjesen e dyte, ne minuten e 70’ me ane te kapitenit Erando Karabeci. Greca ka fituar nje 11-metersh nderkohe qe kapiteni me pas eshte treguar i sakte nga pika e bardhe e penaltise.

Tirana edhe pse me 10 lojtare per shume minuta ne pjesen e dyte, pas daljes me karton te kuq te Alked Celhakes, ka tentuar te gjej golin e dyte por terreni i renduar dhe loja e ashper e vendasve kane prishur llogarite e bardhebluve qe jane larguar me vetem nje pike nga Shenkolli.

Pas javes se nente, Tirana kryeson tabelen e klasifikimit me 22 pike, 4 pike me teper se Bylis i vendit te dyte.

SHPËRNDAJE