Shaqir Tafa është zyrtarisht bardheblu!
Qëndër mbrojtësi ka firmosur kontratën që e bën pjesë të Tiranës për dy vitet e ardhshme.
Talenti i moshave U21 të Kombëtares Shqipëtare vjen si një përforcim me vlera per skuadrën. Pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme, Tafa është gati t’i bashkohet ekipit. Ne i urojmë suksese me fanellën bardheblu.