Rezultatet | Fundjavë bardheblu
Pas fitores së ekipit të parë ndaj Partizanit, kanë ardhur në seri fitoret e Tiranës B dhe skuadrave të akademisë U19, U17 dhe U15, ku të tre skuadrat kryesojnë tabelën e klasifikimit. Tirana B – Ekipi i drejtuar nga Johanes Tafaj ka mposhtur sot në “Skënder Halili” Adën e Velipojës me rezultatin 2-0 duke u ngjitur kështu në vendin e pestë me 17 pikë të grumbulluara. Të dy golat u realizuan në pjesën e dytë të ndeshjes nga Tema në minutën e 66’ dhe Dionis Çikani tre minuta përpara përfundimit. U19 – Djemtë e drejtuar nga Bledar Devolli kanë marrë një fitore në sekondat e fundit të lojës përballë Term FC. Golat u realizuan nga Stefa 54’, Stafa 67’ dhe Pasmaciu 90+3’. Tre pikësh i rëndësishëm që e mban skuadrën ne vendin e parë me 25 pikë të grumbulluara. U17 – Pesë gola të realizuar nga pesë autorë të ndryshëm kundër Brians i dhanë fitoren e pastër ekipit të Migen Memellit, i cili vazhdon të kryesojë i shkëputur nga kundërshtarët. Mecolli 3’ dhe Cereni 19’ realizuan në pjesën e parë të takimit. Më pas Ceka 48’, Meculi 54’, Llagami 72’ mbyllën serinë e golave ndaj Brians. U15 – Tripletë ndaj Partizanit ka realizuar edhe skuadra e drejtuar nga Indrit Agushi. Tre gola për 3 pikë dhe vendi i parë në klasifikim. Burreli realizoi i pari në minutëm e katërt e më pas nje dopjetë brenda një minuti, përkatësisht në të 69’ dhe 70’ nga Ageja i dhanë fitoren bardhebluve të vegjël.