Prezantohet sulmuesi Michael Ngoo

Sulmuesi anglez Michael Ngoo eshte prezantuar sot ne ambientet e klubit duke nisur keshtu aventuren e tij te re me Tiranen. Futbollisti 25-vjecar ka firmosur per nje vit bardheblu dhe mundesine e rinovimit ne fund te sezonit.
 
“Per mua eshte nje mundesi mjaft e mire per te vijuar karrieren. Kam ardhur ne nje klub te madh, me shume histori dhe pavaresisht se nuk do te luajme ne Superiore, klubi ka objektiva dhe nje projekt serioz. Me ka pelqyer qyteti dhe ndihem mjaft mire. Premtoj qe do te jap me te miren time dhe te shenoj sa me shume per ta ndihmuar skuadren”, ka thene Kalu per faqen zyrtare te KF Tiranes.