Tirana ka prezantuar sot projektin per sezonin e ri qe mund te nise me pjesemarrjen ne Europa Lige, nese do te zyrtarizohet nga UEFA denimi per Skenderbeun. Ne ambientet e klubit, presidenti Refik Halili ka prezantuar per mediat fillimisht rinovimin me trajnerin Ilir Daja dhe me pas ka treguar planet per sezonin e ri. “Pershendes gjithe tifozet e Tiranes dhe uroj qe te gjithe bashke te kemi sukses ne sezonin e ri. Jemi te detyruar te bejme pergatitjet per perfaqesimin ne Kupat e Europes dhe boshtin e ekipit e kemi, por kuptohet qe duhet te bejme perforcime. Merkatoja do te behet e ndare ne dy faza. Tani qe nuk kemi shume kohe, duhet te bejme ndonje afrim te shpejte,  dhe me pas per sezonin e ri, qe eshte periudha pas Kupave te Europes, ku do te kemi me shume kohe. Me trajnerin Ilir Daja kemi bere nje pakt, qe kishte te bente me Kupat e Europes. Gjate kesaj kohe kemi pare punen qe ka bere profesori dhe kemi rene dakord, qe puna te vazhdoje per dy vite dhe jo per nje vit. Gjate gjithe kesaj kohe po punojme. I kemi gjerat te qarta dhe bisedimet me lojtaret e sezonit qe shkoi do te jene te shpejta. Secila pale do te kete kushtet e veta dhe shpresojme te biem dakord. E rendesishme eshte qe stervitja te filloje dhe te jemi gati sa me shpejt. Nese marrim pjese ne Kupat e Europes, duhet te shpejtojme, kurse per sezonin e ardhshem do te flasim, sepse kemi kohe. Duhet shume kujdes ne merkato per te bere perforcime te fuqishme. Ju premtoj tifozeve te Tiranes se shume shpejt do te bejme merkato te fuqishme. I uroj seksese Elis Bakajt atje ku ka shkuar, nderkohe qe prurjet do te jene me te shumta se sezonet e kaluara. Do te fokusohemi edhe te grupmoshat, keshtu qe tifozet nuk duhet te na paragjykojne per kete. Me pas do te bejme edhe nje analize te pergjithshme , sepse nga koha qe une jam ne krye te Tiranes  kemi deshtuar. Do te themi se çfare do te bejme per investimet ne infrastrukture, do te flasim per borxhet dhe per organizimin e klubit, qe jane çeshtje shume te rendesishme. Duam te shkojme aty ku i takon klubit te Tiranes. Per kete duhet te bejme sakrifica dhe blerje shume cilesore”, ka deklaruar presidenti Refik Halili.

 

Me pas trajneri Ilir Daja ka folur per mediat per te dhene pergjigje per gazetaret. “Falenderoj se pari presidentit Halili dhe drejtuesit per besimin dhe vazhdimin  e bashkepunimit.  Dihet se kreditet e nje trajneri jane maksimale, kur drejton ekipin me te titulluar te vendit.  Nje element tjeter eshte edhe suporti, qe me kane dhe pjesa derrmuese e tifozeve te Tiranes ne rrjetet sociale. Per arsye qe dihen, nuk u arrit objektivi sezonin qe shkoi, por ne te ardhmen do te bejme maksimumin. Çelesi i suksesit do te jete bashkepunimi mes paleve per te arritur objektivat. Sigurisht qe kemi dite qe bashkepunojme me presidentin dhe objektivi i pare ishte ruajtja e grupit. Nje ekip si Tirana, me objekiva madhore, nuk mund te ndertohet nga e para. Kemi pare pikat, ku duhet te perforcohemi dhe duhet te shtojme konkurrencen. Merkaton e kemi ndare ne dy etapa, ku e para eshte nevoja emergjente per ndonje lojtar, qofte edhe ne forme huazimi, per Ligen e Europes. Do te bejme maksimumin ne kete kohe te shkurter. Meqenese situata eshte e tille, mund te huazojme ndonje lojtar. Etapa e dyte dhe shume e rendesishme ka te beje me objektivin e sezonit te ri. Nuk kemi pse te nxitohemi. Dihet qe pritshmerite jane te medha, por pa ditur cili do te jete grupi, eshte e kote te flasim per objektiva reale, eshte absurde”

 

SHPËRNDAJE