Presidenti i Republikes z. Ilir Meta ka dekoruar Klubin e Futbollit Tirana
Sot Presidenti i Republikes z. Ilir Meta ka dekoruar Klubin e Futbollit Tirana (17 Nentori) me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, për rezultate të larta në futbollin shqiptar, duke paraqitur gjithmonë vlerat, shpirtin sportiv dhe konkurrencën e drejtë në këtë sport të bukur dhe popullor, si dhe për përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare, që kulmon në barazimin historik 2-2 në ndeshjen me ekipin e famshëm “Ajax” të Amsterdamit. Gjithashtu eshte dekoruar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, edhe ikona bardheblu Skënder Halili, duke shprehur mirënjohje për aftësitë e larta profesionale në fushën e futbollit, si mbrojtës i dinjitetit njerëzor dhe i vlerave qytetare!