Tirana ka fituar ne javen e dyte te kampionatit perballe Pogradecit me rezultatin 0-3. Bardheblute kane kaluar pa veshtiresi ndeshjen e luajtur ne transferte duke zhvilluar nje loje te mire dhe realizuar tre here me ane te sulmuesve Yunus Sentamu dhe Michael Ngoo.

Pogradeci ka tentuar te mbrohet me forca te shumta perballe Tiranes qe kishte zbritur ne fushen e stadiumit “Gjorgji Kycuku” vetem per te marre tre piket.

Goli i pare qe zhbllokoi rezultatin mban firmen e sulmuesit Yunus Sentamu qe ne minuten e 31 shenoi bukur me koke nga brenda zones.

Ne pjesen e dyte ishte Ngoo ai qe arriti te dyfishonte shifrat ndersa golin e trete e realizoi serish Sentamu. Tirana ka marre ate qe donte nga kjo ndeshje ne Pogradec duke arritur te kaloj nje transferte jo te lehte.

SHPËRNDAJE