Partizani  – Tirana 2-1

Tirana eshte mundur ne perballjen e rradhes me Partizanin. Bardheblute nuk kane mundur te shmangin humbjen ne pjesen e dyte te ndeshjes pas goli te shenuar nga Ekuban. Fillimisht ka qene Malota ai qe ka zhbllokuar rezultatin me nje gol te shenuar ne pozicion te parregullt por Tirana ka mundur te barazoj shifrat me Teqen ne fillimin e pjeses se dyte. Gjyqtari kryesor Kridens Meta dhe ndihmesit e tij jane bere serisht protagonist duke i mohuar bardhebluve nje 11-metersh pas nje prekje ne zone me dore nga nje mbrojtes i kuq.

Pas barazimit Tirana eshte ndeshkuar serish dhe goli i Ekuban ka fiksuar fitoren per te kuqte ne shifrat 2-1. Me kete humbje bardheblute mbeten ne kuoten e 27 pikeve pas 22-javeve te luajtura ne Kategorine Superiore. Ndeshja e rradhes do te luhet te dielen ne oren 17:00 dhe ne kryeqytet do te vij skuadra e Flamurtarit.

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App