OFK Grbalj – KF Tirana 1-0

Gol: Todorovic 66′
 
Formacioni: (4-3-3) Bakaj, Taku, Teqja, Turtulli, Hoxhallari, Yamamoto, Karabeci, Daja, Kerciku, Noma, Halili. U aktivizuan; Deliaj, Vucaj, Papa, Gjino, Peci, Nika.
 
Tirana ka humbur miqesoren e dyte ne Serbi perballe skuadres malazeze Grbalj. Bardheblute jane ndeshkuar ne minuten e 66′ pas nje rremuje ne zone dhe nje topi te devijuar nga Todorovic. Bardheblute kane zhvilluar nje ndeshje te mire dhe kane patur ne fund disa mundesi per te barazuar. Ne kete ndeshje u aktivizuan prej fillimit dy futbollistet japonez Noma dhe Yamamoto, te ardhur per prove ne Zlatibor. Gilman Lika dhe Flamur Bajrami nuk luajten ne miqesore per shkak demtimesh, ndersa sulmuesi nigerian Emeka ka zhvilluar stervitje i diferencuar. Gentjan Muca eshte bashkuar me skuadren ne Serbi dhe pritet te nise neser stervitjen me grupin. Ndeshja e rradhes miqesore do te zhvillohet te marten pasdite dhe perballe bardhebluve do te jete skuadra e Novi Pazarit.
Powered by Live Score & Live Score App