Nje perforcim me shume vlera per skuadren bardheblu. Sulmuesi nigerian ka firmosur sot ne Milano kontraten qe e ben zyrtarisht pjese te Tiranes. Drejtori Ekzekutiv Hektor Como ka finalizuar me sukses nje transferim mjaft te rendesishem. Oduamadi ka qene per 8 vite futbollist i Milanit nderkohe qe ka provuar edhe disa aktivizime ne skuadra te Serise B ne Itali si i huazuar. Sezonin e fundit ai ka qene pjese e skuadres kuqezi nderkohe qe me perfundimin e kontrates ne Korrik, ka firmosur transferimin ne Shqiperi.

27-vjecari do te mberrij ne Tirane javen e ardhshme dhe pasi te kryej analizat mjekesore do te vishet bardheblu.

Oduamadi ka firmosur nje kontrate per dy vite bardheblu.

#welcomeOdu

SHPËRNDAJE