Nje shporte me dhurata per femijet
Ne prag te festave te fundvitit, KF Tirana ka menduar te bej nje vizite speciale prane spitalit te femijeve ne kryeqytet. Shume dhurata, per shume emocione festive per femijet. Nje surprize qe ka sjelle shume emocione edhe per perfaqesine e klubit bardheblu.
Buxheti per keto dhurata ka qene gjithashtu i vecante. Te gjithe gjobat qe lojtaret apo dhe pjesetare te stafit teknik kane marre ne gjysmen e pare te sezonit, per vonesa apo dhe arsye te tjera sportive, kane shkuar per dhuratat e femijeve.
Nje paradite me femijet dhe per femijet nuk mjafton. KF Tirana ka qene dhe do te jete gjithmone me shume se nje klub futbolli. #wearetirona