Nje delegacion nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka vizituar stadiumin “Selman Stermasi”. Drejtues te Tiranes i kane rezervuar nje pritje mjaft miqesore perfaqesuesve te klubit Tormenta FC duke i ofruar fillimisht nje guide ne stadium dhe prezantuar me pas historikun dhe aktivitetin bardheblu.
Bashkepunimi ne sektorin e te rinjve dhe shkembimi i eksperiences mes stafeve, kane qene dy pikat per te cilat eshte diskutuar dhe rene dakort mes drejtuesve te Tiranes dhe klubit amerikan te Tormentas.
Gjate ketij takimi te rendesishem u projektua nje turne miqesor per ekipet e Akademise ne Tirane e me pas ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Tormenta FC eshte nje klub i ri ne USA , i formuar vetem nje vit me pare dhe ne turin Europian qe drejtues te ketij klubi kane zhvilluar kete muaj, pas kontakteve me disa klube ne Europe, kane mberritur ne Shqiperi per te vizituar Tiranen.
Ne perfundim te takimit, drejtues te Tiranes dhe Tormenta FC firmosen nje kontrate miqesie dhe percaktuan ne axhende takimin e rradhes ne Statesboro, ne Georgia.

2
4

SHPËRNDAJE