Miqesore/ Tirana – Dinamo 0-1

 

Tirana ka zhvilluar te merkuren ndeshjen e dyte miqesore per kete periudhe pergatitore. Trajneri Ze Maria kishte menduar te bente disa eksperimente me formacionin dhe ti jepte hapesira disa lojtareve te pa provuar me pare. Braziliani Eder Paulista dhe Mateus Levendi provuan te luajne ne sulm per te marre shume shpejt nje vleresim te trajnerit. Gjithashtu ne kete ndeshje u provuan dhe dy lojtaret e afruar se fundmi, Celhaka dhe Greca.
Tirana eshte mundur ne “Selman Stermasi” me golin e shenuar ne minuten e 78’ nga Mirel Cota. Bardheblute kane provuar te barazojne shifrat por deri ne fund rezultati ka mbetur i pandryshuar. Tirana do te luaj te dielen miqesoren e rradhes perballe Lacit, serish ne “Selman Stermasi”.

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App