Tirana eshte mundur ne ndeshjen e pare perballe Maccabi Tel Aviv ne “Netanya Stadium”. Bardheblute kane zhvilluar nje ndeshje te mire perballe nje kundershtari me nje ekperience te madhe ne arenen nderkombetare.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ze Maria ka provuar te luaj hapur perballe izraeliteve dhe i ka patur mundesite per te marre nje tjeter rezultat nga kjo ndeshje nese do te kishte patur pak me teper fat.

Goli i pare i ndeshjes u shenua ne minuten e 28 nga Cohen ndersa goli i dyte u realizua nga Eli Dasa ne minuten e 65’.

Tirana provoi te reagonte duke i shkuar ne dy momente shume prane golit. Qilimi dhe Karabeci paten mundesi per te ngushtuar rezultatin por fati nuk lejoi topin te shkonte ne porte pas goditjes se kapitenit.

Pas ketij rezultati, bardheblute mbajne te hapura te gjitha shpresat tek kualifikimi duke besuar se mund te tentojne permbysjen ne ndeshjen e te enjtes se ardhshme ne “Selman Stermasi”.

SHPËRNDAJE