Tirana ka kaluar me sukses ndeshjen e pare per turin e dyte ne Kupen e Shqiperise. Bardheblute kane mundur Luftetarin me rezultatin 1-4 ne stadiumin e Lushnjes “Roza Haxhiu” .

Golit te shenuar nga Zogaj ne fillimin e pjeses se pare i eshte pergjigjur fillimisht Ansi Nika qe ka barazuar shifrat ne minuten d 46 e me pas tre golat e Cisses i kane dhene Tiranes fitoren e kerkuar.

Skuadra ka zhvilluar nje loje te mire dhe ka marre rezultatin qe i jep mundesine per te prekur me njeren dore kualifikimin per ne cerekfinalet e Kupes se Shqiperise. Ndeshja e kthimit do te luhet ne “Selman Stermasi” ne daten 16 tetor nderkohe qe ne turin pasardhes bardheblute ne rast kualifikimi do te perballen me fituesen e ciftit Kukesi – Dinamo.

SHPËRNDAJE