Tirana ka arritur te kualifikohet ne gjysemfinalet e Kupes se Shqiperise pas barazimit te arritur te merkuren ne stadiumin “Zeqir Ymeri” perballe Kukesit. Bardheblute kane arritur te kalojne me tej fale fitores 2-1 te arritur ne ndeshjen e pare luajtur ne “Selman Stermasi”.

Ndeshja ka prodhuar shume raste per shenim por te dy portieret kane qene te pakalueshem. Pas barazimit bardheblute kane mundur te kualifikohen dhe tani presin te mesojne nga shorti ne fundin e muajit mars, se me cilen nga skuadrat e kualifikuara do te perballen. Skenderbeu, Beselidhja dhe Teuta jane kundershtaret e mundshem per Tiranen per ndeshjet gjysemfinale te cilat do te zhvillohen ne muajin prill.

SHPËRNDAJE