Tirana nuk ka marre me shume se nje barazim ne perballjen me Korabin. Ky takim eshte mbyllur ne shifrat 1-1 edhe pse bardhebluve i duhej me cdo kusht kjo fitore. Skuadra nuk ka zhvilluar nje loje te mire ne stadiumin Loro Borici duke dale nga kjo transferte me vetem nje pike. Te paret kane shenuar ne minuten e 39 vendasit qe kane gjetur golin me ane te Kajes ndersa Tirana ka barazuar me nigerianin Ede ne minuten e fundit te pjeses se pare.

Ne pjesen e dyte bardheblute kane provuar te gjejne golin qe do te sillte tre piket por skuadra nuk eshte treguar e qarte ne manovren sulmuese duke e mbyllur takimin ne barazim 1-1.

Pas javes se 24-te, Tirana gjendet ne kuoten e 29 pikeve dhe mban vendin e peste ne klasifikim. Ndeshja e rradhes do te luhet te premten ne stadiumin Selman Stermasi perballe Skenderbeut, ne oren 18:00.

SHPËRNDAJE