Tirana ka marre fitoren e dyte rradhazi ne “Selman Stermasi” edhe pse ne takimin perballe Korabit bardheblute luanin si udhetues. Tre pike qe afrojne me kreun e tabeles dhe pas javes se gjashte, Tirana pozicionohet ne vendin e trete me pike te barabarta me Kukesin e vendit te dyte.

Ne ndeshjen e fituar ne “Selman Stermasi”, bardheblute kane luajtur mjaft mire, kane krijuar disa mundesi shenimi por nuk kane mundur te gjejne golin para se Gjergji Muzaka te shfrytezonte ne minute e 92’ nje asist te Afrim Takut.

Fitorja e gjetur ne kete takim ka shtuar entuziazmin tek Tirana dhe heroi i ketij takimi ka qene padyshim Muzaka, i rikthyer ne fushe pas gjashte muajsh mungese per shkak te nje problememi ne shpatull.

Takimi i rradhes per bardheblute do te luhet te dielen serish ne “Selman Stermasi”. Kete rradhe Tirana do te prese Skenderbeun, ne ndeshjen e ores 17:00.

SHPËRNDAJE