Gol: Halili 74’
 
Formacioni (4-4-2) Bakaj, Taku, Turtulli, Domgjoni, Hoxhallari, Karabeci, Vucaj, Daja, Nika, Rajkovic, Markovic. U aktivizuan: Lika, Bajrami, Teqja, Papa, Kerciku, Halili, Gjino.
 
Tirana ka fituar miqesoren e fundit ne Serbi perballe skuadres se OFK Beograd. Grent Halili ka shenuar golin e vetem te takimit ne minuten e 74′ pas nje asisti te Kercikut. Tirana ka zhvilluar nje loje mjaft te mire me disa mundesi shenimi pergjate 90 minutave. Ne kete takim u aktivizuan dy sulmues serb te afruar tu provuar ne takimin e sotem. Marko Rajkovic dhe Miroslav Markovic kane qene sot ne fushe nga minuta e pare per te zhvilluar nje ndeshje testuese nderkohe qe per te ardhmen e tyre do te vendosi stafi teknik. Me kete miqesore Tirana I ka dhene fund pergatitjeve ne Serbi. Gjate kesaj periudhe pergatitore Tirana ka zhvilluar edhe tre ndeshje te tjera miqesore perballe OFK Petrovac (3-1), ndaj OFK Grbalj (0-1) dhe ndaj Novi Pazar (0-0). Neser skuadra do te rikthehet ne Shqiperi per te vijuar me periudhen e dyte pergatitore per sezonin e ri.
SHPËRNDAJE