KF Tirana – Novi Pazar 0-0

Formacioni: (4-4-2) Lika, Taku, Deliaj, Turtulli, Hoxhallari, Daja, Yamamoto, Karabeci, Kerciku, Vucaj, Noma. U aktivizuan: Bakaj, Domgjoni, Gjino, Bajrami, Halili, Nika.

Tirana ka barazuar miqesoren e trete ne Serbi. Bardheblute jane perballur ne Zlatibor me skuadren e Novi Pazarit qe ne kete takim eshte paraqitur jo me skuadren e plote per shkak te angazhimeve ne kampionatin serb. Bardheblute kane zhvilluar sot nje ndeshje shume te mire dhe kane patur disa mundesi shenimi por rezultati ne perfundim ka mbetur i pandryshuar. Ndeshja eshte zhvilluar ne nje klime miqesore dhe ka qene e nje niveli te kenaqshem. Stafet e te dy klubeve kane biseduar mbi mundesine e bashkepunimit ne te ardhmen dhe ne perfundim te ndeshjes kane ftuar Tiranen per te zhvilluar tjeter miqesore por kesaj rradhe ne stadiumin e Novi Pazarit gjate pauzes se kampionatit. Te premten bardheblute do te luajne miqesoren e fundit me skuadren e OFK Beograd.

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App