KF Tirana ndër klubet më të titulluara të shekullit të 21-të.

Ky vit jubile dhe titulli i 25-ë kampion i fituar këtë sezon e ka futur Tiranën në listën e 30 klubeve më të titullara të shekullit të 21-të.
Në renditjen e përcaktuar nga “transfermarkt”, bardheblutë numërojnë gjatë këtyre 20 viteve 21 trofe të fituar (6 kampionate 6 kupa dhe 9 Superkupa) dhe renditen në vendin e 29-ë të klubeve më suksesshme të mijëvjeçarit të tretë.
Kampionët e Shqipërisë janë në kuotë të barabartë kupash me ekipin tajlandez Buriram Junajtid.
Lista kryesohet nga El-Ahli i Egjiptit me 41 trofe, ndërsa kampionët e rinj të Europës Bajerni renditet i dyti me 40 të tilla. Në vendin e tretë vjen Linkoln Reds (po me kaq numër trofesh sa bavarezët). Gjigantët e Barcelonës dhe Real Madridit renditen përkatësisht në vendin e katërt dhe të 11-të.