KF Tirana mirëpret Ibrahim Sulley.

Lojtari Ibrahim Sulley ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri. Menjëherë pasi është akomoduar, mesfushori me tipare sulmuesi ka firmosur kontratën në prani të presidentit Refik Halili, duke zyrtarizuar bashkimin e tij me klubin bardheblu. Lojtari është pjesë e përfaqësueses së kombëtares U20 ne Gana dhe vjen si një përforcim i mirë për skuadrën. Sulley do të stërvitet sot me pjesën tjetër të ekipit. mireseerdheIbrahim #welcomeIbrahim