“Jemi para ndeshjes se radhes dhe objektivi mbetet fitorja. Jemi te mobilizuar ne maksimum dhe te fokusuar per te dale me piket e plota nga transferta ne Fushe-Kruje. Gjate fazes se pare kemi pasur probleme me shume kundershtare, jo vetem me Ilirine ne startin e sezonit. Kjo vjen prej faktit qe shumica e tyre duan te tregojne veten perballe Tiranes, ndaj japin me shume se 120%. Persa i perket objektivave, vec Superkupes, i kemi vene si qellim vetes qe te ngjitemi direkt dhe marrim Kupen e Shqiperise. Nese ke keto synime, atehere nuk mund te falesh askend, ndaj edhe mobilizimi do te jete maksimal me cdo ekip qe do na dal perballe. Nese shfaqim neglizhence si ndaj Bylisit dhe Shenkollit, atehere do gabojme serish, gje qe s’na lejohet. Jo gjithnje luajme ne fusha te mira, madje kushtet shpeshhere te demotivojne. Por nuk ka vend per justifikime. Pastaj, me sa di neser na pret nje terren me kushte te mira. Ne çdo ndeshje perballemi me ekipe qe mbrohen shume, por nese arrijme te zhbllokojne rezultatin shpejt, gjithcka do behej me te thjeshte per ne. Iliria mund te kete mbrojtje te mire, por ne kemi sulmin me te mire te kampionatit. A jemi gati per rivalet e ardhshem ne Kupe? Qe te flasin per ndeshjet e tjera, duhet te kalojme njehere Vllaznine. Asgje nuk ka mbaruar, kur te kualifikohemi, do mendojme per kundershtaret e tjere”

SHPËRNDAJE