Kalu zyrtarisht bardheblu

Mbrojtesi Nigerian Oriji Kalu eshte prezantuar sot ne ambientet e klubit duke nisur keshtu aventuren e tij te re me Tiranen. Futbollisti 25-vjecar ka firmosur per dy vite bardheblu dhe do te jete nje perforcim shume i vlefshem per skuadren. “Jam i lumtur per kete mundesi. Kam pare ne keto dy dite qe skuadra ka shume cilesi dhe kam besim qe do te jete nje vit i mire per ne. Qyteti me pelqen dhe kushtet qe kam gjetur ketu jane shume te mira. Do te jap maksimumin tim per te ndihmuar skuadren te arrise objektivat”, ka thene Kalu per faqen zyrtare te KF Tiranes.

Leave a Reply

Powered by Live Score & Live Score App