Ismajlgeci: “Nesër futemi në fushë për të dhënë maksimumin”

Lojtari Marsel Ismajlgeci u shpreh sot ne pronons=cim për mediat në prag të ndeshjes Triana-Partizani. Mbrojtësi bardheblu u shpreh si mëposhtë

Marsel jeni kthyer në një lojtar I kombëtares tashmë, si e shikoni këtë derbi?

Derbi është një ndeshje shumë e fortë. Eshtë një pëeballje e dy prej ekipeve më të mira në Shqipëri.

Cfarë keni biseduar me skuadrën duke marrë parasysh ndryshimet që janë bërë?

Ne jemi të motivuar, besoj se do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin dhe për të marrë maksimumin. 

Duke qënë se nuk është një ndeshje e zakonshme, cfarë ju ka thënë trajneri si ju ka orientuar ai?

Nuk besoj se ka shumë nevojë për orientim apo për dicka specifike. Te gjithë e dimë rëndësinë e derbit në Shqipëri dhe jemi të motivuar vetë. 

Ku keni patur më shumë emocione ketu ne konference apo në fushë?

Patjetër që në fushë.

Do të keni emocione në derbi duke qënë se e nisni si titullar?

Jo nuk besoj, kam mesuar ti kontrolloj emocionet dhe ti largoj ato.

E ndjeni ndërgjegjen karshi tifozëve për të fituar nesër në fushë? Në fund nuk e fiton trajneri ndeshjen por e fitoni ju lojtarët.

Ne futemi gjitnmonë në fushë për të dhënë dhe për të marrë maksimumin. Patjetër që I kemi një borxh tifozëve duke marrë parasysh rezultatet jo shumë të mira në ndeshjet e fundit. Besoj se do të dalim mirë.

Si e shikoni lojën me Esat Malan?

Kam respect për të. Kemi punuar bashkë tek U21 I Kombëtares, tani të shohim në fushë.