Tirana ka marre nje tjeter fitore ne transferte duke mundur lehtesisht skuadren e Ilirise ne Fushe-Kruje. Bardheblute e kane zgjidhur brenda pjeses se pare me tre gola mjaft te bukur. Ne minuten e 25 Asjon Daja ka zhbllokuar rezultatin duke shenuar nje super gol nga distanca.

Vendasit kane provuar te reagojne por Tirana eshte treguar e vendosur ne fushe duke shenuar me ane te Turtullit dhe kapitenit Karabeci ne minutat 41 dhe 45.

Ne pjesen e dyte bardheblute kane menaxhuar rezultatin duke arritur te largohen me tre pike nga Fusha-Kruja. Pas javes se 10-te ne kampionat, Tirana kryeson ne klasifikim me 25 pike, kater me teper se Bylisi i vendit te dyte. Javen e ardhshme, skuadra e Ze Marias do te prese Pogradecin ne “Selman Stermasi”.

SHPËRNDAJE